TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2024, 19:33

Mediat italiane zbulojnë situatën e Ismajlit, grumbullimi i mbrojtësit kuqezi për miqësoret e marsit në rrezik?

Shkruar nga Pamfleti

Mediat italiane zbulojnë situatën e Ismajlit, grumbullimi i

Adrian Ismajli është padyshim një shtyllë kyçe për Kombëtaren shqiptare dhe tajnerin Silvinjo. Mbrojtësi “kuqezi” ishte një ndër lojtarët me kontributin më të madh gjatë kualifikimit të Shqipërisë në “EURO 2024”. Pavarësisht kësaj, grumbullimi i tij me Kombëtaren për këto ndeshje miqësore mund të jetë në rrezik. Kjo jo për shkak të formës jo të mirë apo se trajneri nuk ka më besim tek ai, por nga një lëndim që pësoi fundjavën e kaluar duke luajtur me Empolin.

Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi shqiptar ka pësuar një tendosje të muskulit në kofshën e majtë në duelin e fundit ndaj Milanit, çka mund ta lërë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Klubi ka frikë që dëmtimi mund të përkeqësohet, prandaj nuk do ta aktivizojë në ndeshjen e radhës që do të kenë kundër Bolonjës, në mënyrë që të mund ta kenë gati pas përfundimit të pushimit të kombëtareve.

Lajm vërtetë i hidhur për Kombëtaren shqiptare, sepse akoma nuk dihet nëse Ismajli do të rikuperohet 100% për t’u rikthyer në fushën e lojës dhe të japë kontributin e tij në duelet e marsit ndaj Kilit dhe Suedisë. Ndërsa Silvinjo nuk ka shumë kohë në dispozicion, pasi lista me emrat përfundimtarë për grumbullimin pritet të publikohet të premten.

ardrian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare miqësoret e marsit

Lini një Përgjigje