
Teksa luftimet në Gaza vijojnë, futbolli palestinez ka marrë një lajm të keq.
Mohamed Barakat, një nga legjendat e futbollit palestinez është vrarë nga bombardimet izraelite në shtëpinë e tij në Khan Junis.
Bombat izraelite goditën shtëpinë e familjes së Barakat pasditen e të hënës ku futbollisti banonte i vetëm.
Barakat ishte pjesë e kombëtares së Palestinës, ndërsa aktivizohej tek skuadra e Ahli Gaza në kampionatin kombëtar. 39-vjeçari kishte shënuar në total 114 gola dhe njihej si “legjendë e Khan Younis” për spektaklin që ai dhuronte në fushë.
Lini një Përgjigje