TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2024, 20:40

Kristian Shpendi vazhdon të “tundë” rrjetat në Itali, dy klubet e Serisë A bëjnë gati ofertat për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi vazhdon të “tundë” rrjetat në Itali,

Kristian Shpendi po kalon padyshim një sezon i cili do të ndikojë karrierën e tij në futbollin e rëndësishëm italian. Sulmuesi shqiptar mbrëmë arriti kuotën e 20 golave në këtë edicion me fanelën e Çezenës në Serinë B dhe tashmë klubet e njohura italiane janë vënë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Djaloshi 20-vjeçar shihet si një lojtar shumë i kompletuar që mund të bëjë mirë jo vetëm një kategori më lart, por edhe në Serinë A. Ndaj klubet e elitës janë vënë që tani në ndjekje të tij, duke tentuar që të shmangin një ankand të mirëfilltë në verë, kur Shpendi padyshim do të kërkohet nga emra shumë më prestigjiozë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Fiorentina dhe Sasuolo janë dy klubet e para që kanë treguar interes konkret për sulmuesin shqiptar, të gatshme t’i hapin dyert për edicionin e ardhshëm. Vlera e tij në treg mendohet se është rreth 2 milionë euro, por ata duhet të bëhen gati që të shpenzojnë më shumë nëse Shpendi vazhdon të shënojë me rregullsi, siç ka bërë deri më tani duke shtyrë skuadrën e tij drejt ngjitjes në Serinë B.

kristjan shpendi sulmuesi shqiptar fiorentina sasuolo

Lini një Përgjigje