TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 20:37

“Nuk shfrytëzuam dot rastet“, Arbër Hoxha: Kejnin s’e pamë për 70 minuta, Belingam më hyri në sparkatë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk shfrytëzuam dot rastet“, Arbër Hoxha: Kejnin

Kombëtarja shqiptare u mposht 2-0 nga Anglia në “Air Albania”. Kuqezinjtë bënë një ndeshje mjaft pozitive, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot t’i bënin “ballë” Herri Kejn.

Pas kësaj disfate ka folur për mediat Arbër Hoxha. Sulmuesi bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe mjaft i zhgënjyer është për rezultatin.

Nuk e merituam humbjen, bëmë një ndeshjen shumë të mirë nga ana taktike. Unë kisha 2 situata, para se të pësonim golin. Herri Kejn 70 minuta, nuk u pa në ndeshje, një rast iu desh për të shënuar.

U munduam të bëjmë më të mirën, armën më të fortë kam lojën 1 kundër 1, nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv. Më dhemb ky fakt, sepse bëmë ndeshje të mirë.

Ishalla po vazhdoj më këtë rritëm dhe t’i ndihmoj Kombëtares shumë edhe më shumë.

Nuk e pashë Belingamin kur erdhi, mendova t’i gjuaja portës, ishte rast i pastër për gol, u fut sparkatë, ky është nivel i lartë i futbollit”, u shpreh Arbër Hoxha.

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje