TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 19:32

Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkohet në momentin më të mirë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Shqipëria

Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Shqipëria ndëshkohet në momentin më të mirë. Në minutën e 74, pas një goditje këndi, Aliji devijoi topin në zonë duke e kthyer në asist për Herri Kejn i cili nuk gaboi para Strakoshës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 4, pas një harkimi nga e djathta, topi shkoi te Rajs në zonë ku mesfushori e uli dhe gjuajti menjëherë, por gjeti përgjigjen e Strakoshës.

3 minuta më vonë, Herri Kejn dha një top në qendër për Rajs, mbrojtja dhe Strakosha kuptuan gjithçka dhe ndaluan sulmin e anglezëve.

Në minutën e 13, një goditje këndi e Anglisë u harkua rrezikshëm në zonë ku Laçi fitoi faull pas një ndërhyrje të Stouns.

2 minuta më vonë, Ylber Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

Në minutën e 17, Deklan Rajs ishte ai i cili tentoi përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por dërgoi topin lart mbi traversë.

Në minutën e 18, Hysaj doli në sulm dhe lëshoi një gjuajtje të befasishme që shkoi jo shumë lart mbi traversë.

Në minutën e 25, Hysaj nuk mundi të vazhdonte më për shkak të problemeve fizike, vendin e tij në fushë e mori Ivan Balliu.

Në minutën e 36, zbritje e shpejtë në anën tjetër, ku Bouen nga e djathta vendosi në provë reflekset e Strakoshës.

2 minuta më vonë, në ekzekutimin e një goditje nga këndi, Kuensah gjuajti me kokë, duke gjetur Strakoshën në pozicion.

 

Lini një Përgjigje