TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 18:00

Starton ndeshja në “Air Albania”, Shqipëria në provën e së vërtetës para ‘play off’, kuqezinjtë kërkojnë të thyejnë tabunë ndaj Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Starton ndeshja në “Air Albania”, Shqipëria në

Nëse kuqezinjtë ia dalin të marrin qoftë edhe një barazim ndaj Anglisë, për herë të parë në histori do të regjistrojnë 9 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Për herë të parë shifra e 8 ndeshjeve radhazi pa humbje është regjistruar nga 14 nëntori 2009, deri në 8 tetorin 2010, me 5 fitore e 3 barazime në periudhën kur ekipi drejtohej nga Josip Kuzhe

Starton ndeshja e “luksit” mes Shqipërisë dhe Anglisë e vlefshme për raundin e fundit kualifikues të grupit K kualifikues të Kupës së Botës.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kërkojë një rezultat pozitiv, për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme grupin kualifikues në të cilin siguruan play-off të Botërorit. Dhe nëse e bëjnë këtë, do të thyejnë një tabu sa u përket rezultateve të historisë së kombëtares shqiptare.

Nëse kuqezinjtë ia dalin të marrin qoftë edhe një barazim ndaj Anglisë, për herë të parë në histori do të regjistrojnë 9 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Për herë të parë shifra e 8 ndeshjeve radhazi pa humbje është regjistruar nga 14 nëntori 2009, deri në 8 tetorin 2010, me 5 fitore e 3 barazime në periudhën kur ekipi drejtohej nga Josip Kuzhe.

Që nga 27 marsi 2023, deri më 20 nëntorin e atij viti, erdhi seria e dytë, me 5 fitore e 3 barazime nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Që nga 24 marsi i këtij viti, ka ardhur seria e tretë prej 8 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje, me 6 fitore e 2 barazime. Kësisoj, mjafton që Shqipëria të mos mundet ndaj Anglisë, për të vendosur një rekord unik.

Historia e përballjeve mes dy skuadrave favorizon anglezët, të cilët kanë fituar të gjitha 7 ndeshjet e mëparshme me një golavarazh total prej 21-1.

Megjithatë, Shqipëria vjen në këtë takim me moral të lartë, pas një serie historike prej pesë fitoreve radhazi, përfshirë sukseset ndaj Gjibraltarit, Letonisë, Serbisë, Jordanisë dhe Andorrës.

Kuqezinjtë nuk kanë humbur që nga 21 marsi, kur u mposhtën nga Anglia në Londër, duke regjistruar tetë ndeshje radhazi pa humbje, me gjashtë fitore dhe dy barazime, dhe një golavarazh 8-2 në pesë ndeshjet e fundit.

Anglia është e para me 21 pikë pas shtatë takimeve, teksa i ka të gjitha ndeshjet fitore dhe nuk ka pësuar asnjë gol. "Tre Luanët" e kanë siguruar një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do mbahet verën që vjen në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Nga ana tjetër, me 14 pikë Shqipëria ka siguruar matematikisht zonën “play-off” të Kupës së Botës, kjo për herë të parë në histori. Të enjten më 20 nëntor tanët do mësojnë edhe rivalin në gjysmëfinalen që do luhet më 26 mars 2026.

shqipëria anglia kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje