
Në orën 18:00 nis ndeshja kundër Anglisë në "Air Albania" dhe mijëra tifozë të Kombëtares janë mbledhur përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë. Me ngjyrat kuqezi dhe me qeleshe, këngë dhe valle patriotike, dueli pritet me interes dhe do kthehet në festë, pasi si Shqipëria dhe Anglia i kanë arritur objektivat. Sot më shumë ndeshja do jetë një 'miqësore luksi'.
Me birra në duar, nën rrezet e diellit të ngrohtë të nëntorit dhe me humor fantastik, tifozët anglezë po shijojnë çdo moment para përballjes së mbrëmjes.
Ekipi i tyre tashmë i kualifikuar dhe Kombëtarja jonë në “playoff” kanë krijuar një atmosferë të veçantë, ku sporti dhe festa bashkohen natyrshëm.
Sheshet e Tiranës janë mbushur me këngë, foto e entuziazëm, duke shënuar një ditë të bukur futbolli dhe mikpritjeje. Shqipëri–Angli pritet të sjellë emocione deri në fund.
Lini një Përgjigje