TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 15:18

Armando Broja “kthen pllakën” pak orë para ndeshjes me Anglinë, shkak bëhen tifozët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja “kthen pllakën” pak orë para ndeshjes me

Kritikat ndaj Armando Brojës në ditët e fundit janë kthyer si “kërpudhat pas shiut”. Përtej rendimentit të dobët kundër Andorrës, komentet negative nga sfera e futbollit, por jo vetëm u kthyen në masë, pasi ai hezitoi të përshëndeste tifozët kuqezi.

Duket se sulmuesi 24-vjeçar ka reflektuar në kohë. Ditën e sotme po qarkullon masivisht një video ku Armando Broja bën foto me tifozët, i buzëqeshur dhe shumë ndryshe nga gjendja e vështirë emocionale që përjetoi në Andorra.

Shqipëria luan sot në orën 18:00 ndaj Anglisë në “Air Albania” dhe nuk ka siguri nëse ish-sulmuesi i Çelsit do jetë në fushë nga minuta e parë, si zëvendësues apo do jetë në rolin e “spektatorit”.   



armando broja sulmuesi i kombëtares

1 Komente

  1. 0
    007/2

    Aktivizoeni në minutën e 70-të.

    Lini një Përgjigje