
Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e fundit në grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, ku ka arritur objektivin unik në historinë e saj, kualifikimin në “play-off”. Dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë, nuk do të ndikojë aspak në renditje.
Trajneri Silvinjo, i detyruar të mendojë për ndeshjen e “play-off” në muajin mars, ka vendosur të mos rrezikojë me lojtarët të cilët janë një karton të verdhë larg pezullimit.

Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Në mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.
Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marko Guida si arbitër kryesorë, Xhorxho Pereti dhe Alesio Berti si anësorë dhe Simone Soza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marko Di Belo dhe Valerio Marini.
Lini një Përgjigje