TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 16:32

“Rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat”, Ambasada Britanike reagon për ndeshjen në ‘Air Albania’: Forca Angli dhe paç fat Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

“Rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja

Ambasada Britanike në Shqipëri ka reaguar me një mesazh miqësor dhe sportiv në prag të ndeshjes së fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Sonte, Shqipëria pret Anglinë për ndeshjen e fundit të Kualifikueseve të Kupës së Botës. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm për të dyja skuadrat, dhe kjo ndeshje do t’i japë fund një udhëtimi emocionues.

Forca Angli! Paç fat Shqipëri!”, shkruan Ambasada Britanike, duke përcjellë një atmosferë respekti dhe sportiviteti mes dy kombëtareve.

Ndeshja pritet të sjellë emocione të forta, teksa të dy ekipet kërkojnë të mbyllin me dinjitet këtë fazë të rëndësishme të kualifikueseve.

ambasada britanike ndeshkja me shqipërinë kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje