TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 18:47

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria e barabartë me Anglinë, kuqezinjtë rezistojnë përballë '3 luanëve' (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Shqipëria e barabartë me

Kuqezinjtë ja kanë dalë deri më tani të rezistojnë përballë “3 luanëve”

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Angli e vlefshme për raundin e fundit kualifikues të Kupës së Botës. 45 minutat e këtij takimi janë mbyllur me rrjeta të paprekura.

Kuqezinjtë ja kanë dalë deri më tani të rezistojnë përballë “3 luanëve”.

Në minutën e 4, pas një harkimi nga e djathta, topi shkoi te Rajs në zonë ku mesfushori e uli dhe gjuajti menjëherë, por gjeti përgjigjen e Strakoshës.

3 minuta më vonë, Herri Kejn dha një top në qendër për Rajs, mbrojtja dhe Strakosha kuptuan gjithçka dhe ndaluan sulmin e anglezëve.

Në minutën e 13, një goditje këndi e Anglisë u harkua rrezikshëm në zonë ku Laçi fitoi faull pas një ndërhyrje të Stouns.

2 minuta më vonë, Ylber Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

Në minutën e 17, Deklan Rajs ishte ai i cili tentoi përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por dërgoi topin lart mbi traversë.


Në minutën e 18, Hysaj doli në sulm dhe lëshoi një gjuajtje të befasishme që shkoi jo shumë lart mbi traversë.

Në minutën e 25, Hysaj nuk mundi të vazhdonte më për shkak të problemeve fizike, vendin e tij në fushë e mori Ivan Balliu.


Në minutën e 36, zbritje e shpejtë në anën tjetër, ku Bouen nga e djathta vendosi në provë reflekset e Strakoshës.


2 minuta më vonë, në ekzekutimin e një goditje nga këndi, Kuensah gjuajti me kokë, duke gjetur Strakoshën në pozicion.

shqipëria anglia kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje