TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 20:15

Serbia mposht me vuajtje Letoninë, Ukraina dërgon Shqipërinë në vazon e tretë; Franca bën spektakël me ekipin e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Serbia mposht me vuajtje Letoninë, Ukraina dërgon Shqipërinë

Janë luajtur dhe tre sfida të tjera pasditen e kësaj të diele në Kualifikueset e Botërorit 2026.

Serbia që ishte në grup me Shqipërinë, mundi me vuajtje Letoninë brenda me rezultatin 2-1, një rezultat që nuk i shërben për asgjë serbëve.

Një rezultat i keq për Shqipërinë ishte ai mes Ukrainës dhe Islandës, me ukrainasit që triumfuan 2-0, duke lënë kuqezinjtë në vazon e tretë të play off-it.

Sfida tjetër ishte ajo mes Azerbajxhanit dhe Francës, me “Gjelat” që e mbyllën fushatën kualifikuese me një fitore 1-3.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Dadashov në minutën e 4, por francezët edhe pse me formacionin e dytë përmbysën shifrat shumë shpejt. Zhan Filip Mateta barazoi shifrat 1-1 në minutën e 17, duke shënuar me kokë pas krosimit perfekt të Malo Gusto.

Akliushe shënoi golin e dytë për francezët në minutën e 30, pas një krosimi në zonë të Turam dhe asistit të dytë të Malo Gusto. Në fund të pjesës së parë, Mahamadalijev shënoi autogol në portën e tij, duke bërë që francezët ta mbyllnin në avantazh 1-3 pjesën e parë.

franca ukraina islanda kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje