TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Nëntor 2025, 19:53

Shqipëri dinjitoze përballë Anglisë, kuqezinjtë mposhten me lojë të bukur nga “3 luanët”, skuadra e Tuhel thyen rekord

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëri dinjitoze përballë Anglisë, kuqezinjtë

Shqipëri dinjitoze përballë Anglisë. Edhe pse u mposhtën me rezultatin e pastër 0-2, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë përballë “3 luanëve”

Shqipëri dinjitoze përballë Anglisë. Edhe pse u mposhtën me rezultatin e pastër 0-2, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të mirë përballë “3 luanëve”.

Skuadra e drejtuar nga Tomas Tuhel zhbllokoi ndeshjen në minutën e 74. Pas një goditje këndi, Aliji devijoi topin në zonë duke e kthyer në asist për Herri Kejn i cili nuk gaboi para Strakoshës.


Në minutën e 82, përsëri Herri Kejn! Këtë radhë ishte një harkim i Rashford nga e majta që gjeti sulmuesin në shtyllën e dytë, ku ai nuk gaboi duke gjuajtur me kokë e mposhtur Strakoshën.


Në minutën e 48, Arbër Hoxha mori topin mirë në të majtë, gjeti hapësirë në qendër dhe gjuajti, por gjeti përgjigjen e portierit Henderson, i cili dërgoi topin në këndore.

Në minutëne  51, zbritje e shkëlqyer e Bajramit nga e djathta, pasimi i tij gjeti Hoxhën në anën tjetër me anësorin, i cili gaboi përballë portës duke gjuajtur në duart e portierit kundërshtar.

Në minutën e 67, aksion i shkëlqyer individual i Hoxhës nga e majta, dribloi dy lojtarë dhe krosoi në zonë me topin që shkoi te Bajrami. Gjuajtja e këtij të fundit ishte për t’u harruar.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 4, pas një harkimi nga e djathta, topi shkoi te Rajs në zonë ku mesfushori e uli dhe gjuajti menjëherë, por gjeti përgjigjen e Strakoshës.

3 minuta më vonë, Herri Kejn dha një top në qendër për Rajs, mbrojtja dhe Strakosha kuptuan gjithçka dhe ndaluan sulmin e anglezëve.

Në minutën e 13, një goditje këndi e Anglisë u harkua rrezikshëm në zonë ku Laçi fitoi faull pas një ndërhyrje të Stouns.

2 minuta më vonë, Ylber Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

Në minutën e 17, Deklan Rajs ishte ai i cili tentoi përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por dërgoi topin lart mbi traversë.

Në minutën e 18, Hysaj doli në sulm dhe lëshoi një gjuajtje të befasishme që shkoi jo shumë lart mbi traversë.


Në minutën e 25, Hysaj nuk mundi të vazhdonte më për shkak të problemeve fizike, vendin e tij në fushë e mori Ivan Balliu.


Në minutën e 36, zbritje e shpejtë në anën tjetër, ku Bouen nga e djathta vendosi në provë reflekset e Strakoshës.


2 minuta më vonë, në ekzekutimin e një goditje nga këndi, Kuensah gjuajti me kokë, duke gjetur Strakoshën në pozicion.


Me këtë fitore, Anglia kryeson grupin me pike të plota, me 24 pikë në 8 ndeshje, por nga ana tjetlr thyen edhe record, pasi nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar 22 gola. Nga ana tjetër, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë.

shqipëria anglia kualifikueset e botërorit

1 Komente

  1. H
    Hasan hyseni

    Te dybgolat ishin dhe per gabim te portierit . Te goli dyte Harry Kane ishte tek zona e portierit ,te 4 metroshi dhe portieri ne raste goditje nga kendi e mbron kete zone duke grushtuar topin . Goli pare portieri duhet te bente perpjekje per te kapur topin dhe k o ta sodise se ishte prane tij.

    Lini një Përgjigje