TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë11 Korrik 2026, 12:09

Edhe pse Shqipëria është përfshirë nga protestat anti- korrupsion, Masterplani i kampusit të Durrësit i shkon kompanisë së vajzës së Linda Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Edhe pse Shqipëria është përfshirë nga protestat anti-
Rea Xhillari /

Në finalen e konkursit ndërkombëtar për kampusin 'Aleksandër Moisiu', fitues ishte paracaktuar kompania belge '51N4E', ku punon Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së Ramës. 4 nga 5 bashkimet e tjera vazhduan garën formalisht, duke e ditur se ishte skenar i parapërgatitur. E njëjta firmë ka projektuar sarajet e Ramës, Sheshin 'Skënderbej', Lungomaren e Vlorës dhe qendrën 'COD' brenda kryeministrisë...

Megjithëse qeveria është rekord për korrupsionin me tenderët e PPP-të në krejt zinxhirin, nga kryeministria deri në njësinë e ulët të administratës, Edi Rama vazhdon të deklarojë se Shqipëria ka sistemin më të modernizuar të prokurimeve në Rajon dhe në shumë vende të BE-së.

Sistemi mund të jetë i përparuar, por ata që zhvillojnë tenderët dhe ankandet përfshihen në pazare dhe paracaktime të privatëve që marrin fondet dhe tokat, siç ka vepruar kryeministri Edi Rama me koncesione, PPP dhe ankande projektesh për investime publike.

Rasti i radhës është konkursi ndërkombëtar, i zhvilluar më 23 qershor 2026 në drejtimin e kryeministrit Edi Rama, me objekt kontrate: "Projekt i masterplanit të kampusit universitar 'Aleksandër Moisiu' në Durrës."

Në finalen e këtij konkursi, Edi Rama kishte përzgjedhur 5 bashkime operatorësh me kompani projektimi, 4 nga të cilat vazhduan garën formalisht me skenar të parapërgatitur, sepse e dinin që për masterplanin e kampusit universitar "Aleksandër Moisiu" në Durrës ishte paracaktuar kompania belge "51N4E", bashkë me filialet e saj belge "51N4E Cast" dhe "Jeshil" Sh.p.k.

Edhe pse Shqipëria është përfshirë nga protestat anti-

Dihet që në kompaninë belge "51N4E" Sh.p.k. punon Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, prandaj ky i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë tenderë e ankande të shumtë për projekte investimesh dhe mbikëqyrje zbatimi të tyre.

Kryeministri Edi Rama, edhe nën presionin e protestës masive kundër aferave të tij korruptive, i dha projektin e kampusit universitar në Durrës kompanisë ku punon vajza e bashkëshortes Linda Rama, shpallur më 6 korrik 2026, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Kjo kompani ka projektuar dhe sarajet e Edi Ramës në Surrel, projektin e Sheshit "Skënderbej" dhe Pedonales në Tiranë; kompleksin sportiv të stadiumit "Niko Dovana" në Durrës dhe projektet e kullave në territorin e jashtëm rreth stadiumit.

Edi Rama i ka dhënë projektin e Lungomares në Vlorë, qendrën "COD" dhe kopshtin "Eden" brenda kryeministrisë, konsulencën arkitekturore të qeverisë për rindërtimin e banesave pas tërmetit, shkolla, qendra sportive, kulturore, sociale, godina shtetërore etj.

Por kjo firmë ka marrë dhe projekte për kulla, hotele, resorte, komplekse me pallate e vila; investitorët e të cilave, në këmbim të marrjes së lejeve të ndërtimit nga kryeministri Edi Rama, janë detyruar të pranojnë projektet e kompanisë "51N4E" ku punon vajza e Lindës./Pamfleti

 

rea xhillari masterplani i kampusit të durrësit

Lini një Përgjigje