TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 20:06

Nuk i falet përplasja me tifozin, Arabia Saudite shkarkon Roberto Mançinin

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i falet përplasja me tifozin, Arabia Saudite shkarkon Roberto

Roberto Mançini nuk do të vazhdojë në krye të kombëtares së Arabisë Saudite. 59-vjeçari është shkarkuar disa ditë pasi u përplas me një tifoz nga tribuna.

Tekniku italian, kishte një përplasje në distancë me një tifoz, pas barazimit pa gola ndaj Bahreinit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mançini nuk i priti mirë kritikat nga një tifoz në shkallët e stadiumit dhe iu kthye atij me fjalë fyese. Kujtojmë se Mançini firmosi verën e kaluar një kontratë 3-vjeçare, për t’u kthyer në trajnerin më të paguar në botë. Shtatë fitore mori Mançini në 18 ndeshje të zhvilluara.

Ai pësoi gjithashtu gjashtë humbje dhe ndërkohë skuadra e tij barazoi në pesë raste. Dhe pse kërkoi falje për përplasjen me tifozin, diçka e tillë mesa duket nuk është falur pas shumë kritikave.

roberto mançini tekniku italian arabia saudite

Lini një Përgjigje