
Kombëtarja e Kosovës ka përparuar me tre pozicione në renditjen më të re të FIFA-s. Kjo njëherësh është edhe renditja më e mirë ndonjëherë e “Dardanëve”.
Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e 101 në ranglistën e përmuajshme të shtëpisë së futbollit botëror, në krahasim me vendin e 104, të cilën e mbante muajin e kaluar. Kosova ka 1218.22 pikë në renditjen e muajit tetor në krahasim me 1205.96 të muajit paraprak.
Ekipi i Franko Fodës gjendet përpara Trinidad e Tobagos dhe prapa Palestinës në renditje.
Kosova vjen pas tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve, një rekord për të pasi nuk kishte arritur më herët të kishte një seri të tillë pozitive në ndeshje zyrtare.
“Dardanët” arritën dy fitore këtë muaj, ndaj Lituanisë në transfertë dhe kundër Qipros në shtëpi.

Lini një Përgjigje