
Sot e gjithë vëmendja i është kushtuar kompeticioneve europiane si Liga e Europës dhe Liga e Konferencës, por gjithashtu zbret në fushë dhe legjonari Mario Mitaj. Klubi i tij arab Al Itihad luan sot në darkë ndeshjen e radhës në kampionatin RSL.
Ekipi i drejtuar nga francezi, Lorent Blank ka mbyllur përgatitjet dhe ka udhëtuar drejt kryeqyetit të vendit, Rijad. “Luanët” sfidojnë skuadrën me të njëjtin emër si Al Rijad. Pavarësisht se ky ekip nuk “gëzon” stofin e Al Nasr apo Al Hilal, këtë edicion po bën punë të shkëlqyer dhe renditet venin e 4, një vend më poshtë se ekipi i CR7 që ka harxhuar miliona në merkato.
Skuadra e Mitajt ka një formë impresive me 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit (4/5) dhe mos të harrojmë se “Super Mario” shënoi një gol fantastik në ndeshjen e kaluar. Klubi i “yllit” të Kombëtares me Benzema, Diabi apo Auar do të tentojnë 3 pikët dhe lidershipin e ligës arabe.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje