
Sulmuesi shqiptar i Beshiktashit mungon në Ligën e Europës, Redon Xhixha jashtë planeve të Karabagut
Liga e Europës do të rikthehet sot për raundin e tretë të saj. Shtatë ndeshje do të luhen në orën 18:45 dhe nëntë të tjera në orën 21:00.
Çfarë bie në sy është se për të tretën ndeshje, Karabag nuk grumbullon Redon Xhixhën për takimet e Europës, ndërkohë që në kampionat është preferuar në stol gjatë dy sfidave të fundit.
Ndërkohë Milot Rashica po kalon një dëmtim dhe nuk do të jetë në dispozicion të Beshiktashit. Për t’u parë mbetet a do aktivizohet titullar Muçi. Nedim Bajrami në anën tjetër pritet ta nisë nga minuta e parë te skuadra e Rejnxhërs.
Më poshtë iu sjellim axhendën e plotë ku spikasin skuadra si Roma, Ajaks, Atletik Bilbao, Porto, Junajtid, Totenhem dhe Lacio.

Lini një Përgjigje