
Gazetarja sportive në të përjavshmen “Gente” nuk lë asnjë dyshim, por konfirmon romancën e re të ish-kapitenit legjendar të verdhekuqëve, Françesko Toti nga kryeqyteti italian.
“Po, ka diçka”. Të dy janë fotografuar duke hyrë dhe pas rreth një ore duke dalë nga i njëjti hotel.
Pas tre vitesh me Noemi Bokin, vajza për të cilën prishi edhe martesën me Ilari Blasin, Françesko Toti filmohet nga paparacët e të përjavshmes “Gente”, teksa hyn dhe del nga një hotel në Romë me Marialuisa Jakobeli.







E përjavshmja pyet gazetaren sportive nëse ka ndonjë lidhje romantike me ish-kapitenin e Romës dhe ajo përgjigjet me “PO”.
“Dy plus dy janë gjithmonë katër, nëse ka foto, është e qartë”, deklaroi Jakobeli, teka u pyet për imazhet me Totin, ndërsa thumbimi në rrjetet sociale nga ish-bashkëshortja e futbollistit, Ilari Blasi nuk vonoi.
Françesko Toti dhe Noemi Boki janë bashkë prej tre vitesh, që kur u prish martesa mes futbollistit dhe Ilari Blasi. Deri pak ditë më parë, Toti dhe Noemi shiheshin bashkë dhe postonin në rrjetet sociale imazhe dhe video në harmoni të plotë.







Tani pamjet që e portretizojnë atë me Marialuisa Jakobelin duke shkuar në hotel, duket se tregojnë një histori tjetër.
Lini një Përgjigje