TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2024, 21:57

Rikuperohet në kohë për të shfrytëzuar mundësinë e dytë, Kristjan Asllani shpresa e Interit përballë Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Rikuperohet në kohë për të shfrytëzuar

Pas paraqitjes së dobët në derbin e Milanos, Kristjan Asllani mund të ketë një mundësi të dytë. Dëmtimi i Çalhanoglu duket se është më i rëndë nga ç’pritej dhe për këtë motiv thuhet se mesfushori shqiptar do të ketë shansin e dytë të artë në këtë sezon për të treguar se sa vlen.

Asllani humbi transfertën romane të Interit, pasi kishte një shqetësim në gju. Ky dëmtim i lehtë do të pengojë shqiptarin që të jetë edhe sot mes të grumbulluarve të Interit për transfertën me Jang Bojs. Por sipas shtypit italian, zikaltrit po bëjnë ç’mos që ta rikuperojnë për ndeshjen e së dielës, ku Interi pret në “San Siro” Juventusin.

“Derbi i Italisë” do të jetë shansi i dytë i artë i Asllanit për të treguar sa vlen, pasi shanset që ai të jetë titullar në këtë duel janë të mëdha, pasi Çalhanoglu mund të mos rikuperohet në kohë.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje