TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2024, 20:18

“Shpërtheu” sapo u transferua në Indi, Sadiku i pakënaqur me atë çfarë ka arritur deri më tani: Ende shumë për të luftuar! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Shpërtheu” sapo u transferua në Indi, Sadiku i

Armando Sadiku është kthyer në pikë kyçe për ekipin e Goa. Sulmuesi shqiptar ka “shpërthyer” sapo u transferua në Indi, teksa në 6 ndeshje deri më tani ka shënuar plot 6 gola.

Megjithatë, duket se bomberi kuqezi nuk është i kënaqur me atë ç’ka arritur deri më tani. Me anë të një foto të publikuar në Instagram, ku është në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, Sadiku shkruan:

Ende shumë për të luftuar! Vamos Goa!”, duke lënë që të kuptohet se gjithçka sapo ka filluar.

Kujtojmë që 33-vjeçari u transferua këtë verë nga Mohun Bagan te Goa si lojtar i lirë, për shkak se i kishte përfunduar kontrata.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10)

armando sadiku sulmuesi i kombëtares shqiptare goa

Lini një Përgjigje