TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2024, 19:11

Gallatasaraji feston në Stamboll në sytë e dy vëllezërve shqiptarë, Braga shtanget në ‘frymën e fundit’

Shkruar nga Pamfleti

Gallatasaraji feston në Stamboll në sytë e dy

Gallatasaraji merr 3 pikë në Europa League. Skuadra turke mundi 4-3 Elfsborg, ekip ku aktivizohen dy vëllezërit shqiptarë, Besfort dhe Arbër Zeneli. Golat për turqit u shënuan nga Ikardi, Jilmaz, Akgun dhe një autogol nga Peterson. Ndërsa për Elfsborgun shënuan Hult, Baidu dhe Larson.

Në ndeshjen tjetër Braga nuk ia doli në shtëpi përballë Bodo Glimt. Norvezgjët fituan me rezultatin e ngushtë 1-2. Golin e vetëm për Bragën e shënoi Niakate në minutën e 64, teksa 3 minuta më vonë u largua për shkak të një kartoni të kuq. Ndërsa golat për Bodo Glimt u shënuan nga Ejven në minutën e 53 dhe Nielsen në minutën e 94.

Me këtë fitore, Bodo Glimt shkon në kuotën e 7 pikëve, në vendin e dytë. Ndërsa po me 7 pikë, por me golavarazh më të mirë është Gallatasaraji kryesues.

 

 

gallatasaraji elfsborg bodo glimt braga liga e europës

Lini një Përgjigje