TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2024, 16:05

Protagonist me dy gola dhe një asist në fitoren e ekipit të tij, Kristjan Asllani i 'dërgon' raketën nga Italia në Kore Jasir Asanit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Protagonist me dy gola dhe një asist në fitoren e ekipit të tij,

Jasir Asani po kalon një formë të jashtëzakonshme në Korenë e Jugut teksa së fundmi ishte protagonist me dy gola dhe një asist në fitoren 3-1 të Guangju. Mëngjërashi i Kombëtares ka rregulluar marrëdhëniet me drejtuesit koreanë dhe thuajse në çdo sfidë po tregohet protagonist absolut.

E pikërisht për këtë formë të tij ka ardhur dhe reagimi nga shoku i skuadrës në ekipin kuqezi. Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin, i cili ka komentuar në fotot e mëngjarashit, duke i lënë shënim disa “emoji” raketash si për të krahasuar formën e Asanit.

Kujtojmë që të dy janë pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar, të dy të preferuar si titullar nga ana e trajnerit Silvinjo. Pritet me interes të shihen në ndeshjet e Nëntorit, sigurisht nëse gjithmonë do të marrin ftesën e teknikut brazilian.

Protagonist me dy gola dhe një asist në fitoren e ekipit të tij,

jasir asani kristjan asllani

Lini një Përgjigje