
Jo më kot janë 15 herë kampionët e UEFA Champions League.
“Galaktikët” e Realit të Madridit treguan edhe njëherë se nuk gabojnë përballë të mëdhenjve, teksa mbrëmjen e kësaj të marte mposhtën me rezultatin e thellë, 5-2, Borusian e Dortmundit, pas një përmbysjeje të çmendur.
Të parët që morën avantazhin ishin gjermanët me “yjet” e sulmit Doni Malen e Serhu Girasi, që u kombinuan dy herë me njëri-tjetrin, për të mbyllur në avantazhin e dyfishtë pjesën e parë të sfidës e për t’i lënë më pas vend “furisë” së “Galaktikëve”.
Fillimisht ishte Rudiger, i cili ngushtoi diferencën në 2-1 në minutën e 60 dhe vetëm 3 minuta më vonë ylli brazilian, Vinisius barazoi shifrat. Në minutën e 83 u kompletua përmbysja e madhe falë golit të Lukas Vazkez, ndërsa për të vulosur përfundimisht fitoren e “Los Blancos” ishte sërish Vinisius, i cili plotësoi tregolëshin personal në minutat 86 dhe 93.
Kështu, Reali i Madridit regjistron fitoren dytë në këtë sezon të Champions League dhe renditet në vendin e 11 me 6 pikë, ndërsa Borusia e Dortmund mbetet sërish në vendin e gjashtë, po me 6 pikë sa spanjollët, por me një golavarazh më pozitiv.
Në ndeshjet e tjera, Juventusi pësoi disfatë 0-1 në Torino nga Shtutgarti. Skuadra italiane vinte pas dy fitoresh në ndeshjet e para, por sot, është dominuar në fushën e vet nga gjermanët, të cilët kërkuan vazhdimisht golin dhe u ndalën fillimisht nga shtylla e më pas nga Perin. Atyre iu anulua një gol me VAR, teksa humbën edhe një penallti.
Por në shtesën e takimit, ishte Ture ai i cili shënoi golin e fitores për skuadrën gjermane, që mori tre pikë të arta në rrugëtimin e saj në këtë turne.
ndërsa PSG-PSV u mbyll 1-1. Ia dalin skuadrat angleze, Arsenali kalon 1-0 Shakhtarin, ndërsa Aston Vila mundi 2-0 Bolonjën.
Lini një Përgjigje