TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 20:18

Jasir Asani çon peshë shokët e ekipit, sulmuesi kuqezi “pushton” gadishullin korean

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani çon peshë shokët e ekipit, sulmuesi kuqezi

Jasir Asani ka ngritur peshë mbarë Korenë. Dopieta e tij sot jo vetëm ndihmoi në fitore klubin përballë skuadrës më të mirë të Malajzisë, por edhe i mban ata në renditjen e EAST Champions në vend të parë. Klubi koreano-jugor ka 3 fitore në kompeticion në po aq ndeshje, 3 fitore radhazi, 9 pikë të plota dhe vendin e parë. Guangju FC ka lënë pas vetes emra si Kavasaki, Jokohama të Japonisë apo edhe Visel Kobe ku ka luajtur Iniesta si dhe Port Shangai të Oskar, ish-lojtari i Çelsit.

Jasir Asani çon peshë shokët e ekipit, sulmuesi kuqezi

Asani po i ngre lart në nivel koreanët dhe ata po parakalojnë klube legjendare të kontinentit sidomos ato japoneze që dikur "bënin" ligjin në futbollin aziatik. Skuadra e mëngjarashit nuk ka çfarë të kërkojë më shumë në këto momente, pasi ata janë "on fire" nga të gjitha krahët. Jasiri u pa në dhomat e zhveshjes tejet i emocionuar për dy-golëshin e tij dhe po festonte në krahë të skuadrës. Të tërë ishin mbledhur për të pozuar në ambientet e jashtme edhe para tifozerisë, edhe në dhomat e zhveshjes. Atmosfera duket e jashtëzakonshme dhe në faqet e rrjeteve sociale ku klubi numëron qindra përkrahës të shqiptarit.

Jasir Asani çon peshë shokët e ekipit, sulmuesi kuqezi

Jasir Asani ka "pushtuar" gadishullin korean dhe pse jo mos t'a shohim një ditë të ngre lart trofeun e Champions, që do të ishte hera e parë në historinë e klubit dhe do vuloste aventurën më spektakolare që shqiptaria ka parë ndonjëherë nga një futbollist i saj në Azi.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare skuadra koreane

Lini një Përgjigje