TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 19:33

“Mund të bëj ende diferencën”, Toti paralajmëron rikthimin në fushë: Më kanë kontaktuar disa klube nga Seria A

Shkruar nga Pamfleti

“Mund të bëj ende diferencën”, Toti paralajmëron

Legjenda e Romës dhe një ndër ish-futbollistët që bënë epokë në Serinë A, Françesko Toti po mendon rikthimin në fushë në moshën 48-vjeçare. Nuk bëhet fjalë për ndonjë ndeshje miqësore apo turne të nivelit të ulët, por as më pak e as më shumë në elitën e futbollit italian.

Në një event të zhvilluar dje (e hënë) në Romë, Toti tregoi për ofertat dhe mundësinë e një rikthimi të bujshëm.

"Një rikthim në fushë për mua? Në jetë, kurrë mos thuaj kurrë. Tashmë ka pasur lojtarë në të kaluarën që janë rikthyer të luajnë pas disa vitesh. Për të luajtur në Serinë A duhet të stërvitem shumë mirë. Disa ekipe të Serisë A më janë afruar kohët e fundit. Rreth një muaj më parë më çmendën pak me disa mendime. Thashë me vete 'pse më pyesin edhe pas kaq vitesh?'. Do të isha gati për 2 muaj", tha Toti duke lënë gjithçka të hapur.

48-vjeçari për herë të fundit luajti në vitin 2017, atëherë kur kishte bërë paraqitjen e tij të 786 dhe të fundit për klubin e fëmijërisë AS Roma, është i hapur ndaj idesë për të luajtur sërish në Serinë A.

françesko toti legjenda e romës

Lini një Përgjigje