TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 17:42

“Na detyrohesh diçka”, Laporta i kujton Hansi Flik poshtërimin e sezonit 2019-2020

Shkruar nga Pamfleti

“Na detyrohesh diçka”, Laporta i kujton Hansi Flik

Ndeshja kundër Bajernit të Mynihut është testi i parë i vërtetë për Barcelonën e Hansi Flik. Siç raportohet nga “AS” , faktet tregojnë, të paktën për momentin, se presidenti Joan Laporta kishte plotësisht të drejtë, kur vendosi të ndërrojë trajner...

Ardhja e teknikut gjerman solli optimizëm dhe besim në dhomën e zhveshjes së katalanasve.

Kryesuesit e La Ligës, me 27 pikë në dhjetë ndeshjet e para, Barcelona është një nga skuadrat më të mira për momentin dhe tani shpreson të hakmerret sadopak.

Laporta e ka ende në mendje ndeshjen në të cilën Bajerni i Flik shkatërroi Blaugranat; ishte çerekfinalja e Ligës së Kampionëve në sezonin 2019-2020, të gjitha të luajtura në Lisbonë në një ndeshje të vetme, me një format të paprecedentë për shkak të pandemisë.

Për ekipin bavarez në atë ndeshje shënuan Myler (dopietë), Perisiç, Gnabri, Levandodovski, Kutinjo (dopietë) dhe Kimish, e bënë 14 gushtin një ditë shumë të errët në historinë e Barçës: ndeshja përfundoi 8-2 për gjermanët dhe Laporta i kujtoi Flikut:

"Ti na detyrohesh diçka. Nëse mund të shënojmë më shumë gola do të ishte më mirë, por edhe një fitore është mirë…”. Në atë kohë president ishte Bartomeu, i zëvendësuar dy muaj më vonë nga Laporta.

hansi flik trajneri i barcelonës joan laporta

Lini një Përgjigje