TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 16:36

Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Kompanitë e basteve zbulojnë fituesin një javë para dorëzimit të trofeut (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Kompanitë e basteve

Kush do të fitojë këtë sezon Topin e Artë? Kjo pikëpyetje do të marrë përgjigje më 28 tetor, me “France Football” që do të bëjë publike votimet. Si rrallë herë vitet e fundit, të parashikosh fituesin nuk është shumë e lehtë, të paktën në sytë e opinionit sportiv, pasi për kompanitë e basteve ka vetëm një favorit absolut, Vinisius Zhunior. Të gjithë kompanitë e mëdhave të basteve bashkohen në këtë pikë, një sukses i mundshëm i Vinisius vlerësohet me koeficientin 1,13. Braziliani mbylli një sezon fantastik me Realin e  Madridit duke fituar Champions League dhe La Liga.

Në vendin e dytë, si favorit për të fituar këtë edicion të “Topit të Artë” shihet Rodri, mesfushori spanjoll i Mançester Sitit. Një sukses i mundshëm i Rodrit vlerësohet me koeficientin 5,50. Rodri fitoi titullin në Premier Ligë dhe mbi të gjitha u shpall kampion Evrope me Spanjën.

Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Kompanitë e basteve

Në podiumin e lojtarëve më të kuotuar për të fituar “Topin e Artë” vlerësohet Xhud Belingham. Një sukses i mundshëm i mesfushorit anglez kuotohet me 17.

Në vendin e katërt renditet Lautaro Martinez, por kompanitë e basteve i japin pak shanse kapitenit të Interit, një sukses i tij vlerësohet me koeficientin 51.

Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Kompanitë e basteve

topi i artë vinisius zhunior

Lini një Përgjigje