TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 09:17

Kristjan Asllani mungon në Champions League, Interi 'i gjymtuar' në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani mungon në Champions League, Interi 'i gjymtuar'

Interi luan në Bernë kundër Young Boys për raundin e tretë në Champions League. Të mërkurën në orën 21:00 trajneri Simone Inzaghi do ketë të paktën tre mungesa, mes tyre edhe Kristjan Asllanin, që ka humbur një shans për të qenë titullar.

Asllani u lëndua gjatë seancës stërvitore javën e kaluar, teksa mungoi edhe të diel në derbin ndaj Romës (Interi fitoi 0-1). Kështu ka raportuar të hënën “OneFootball”.

Për shkak të lëndimit, Interit do t’i mungojnë edhe Hakan Çalhanoglu dhe Francesco Acerbi të cilët u lënduan gjatë ndeshjes me Romën. Ndërsa skuadrës së drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi i është kthyer nga lëndimi Piotr Zielinski i cili do të jetë i gatshëm ndaj klubit zviceran.

 

Lini një Përgjigje