TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 15:45

Ernest Merdanaj ngre flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit, medalje ari për sportistin shqiptar në Holandë

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Merdanaj ngre flamurin e Shqipërisë në shkallën

Ernest Merdanaj ka zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në turneun “Open G2” të taekwondo që u mbajt fundjavën e kaluar në Holandë. Pas 6 ndeshjeve mjaft të forta në këtë kampionat, i cili konsiderohet edhe si një prej kompeticioneve më të rëndësishëm në kategorinë G2, Merdanaj bëri të tijën medaljen e artë, duke ngjitur flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit.

Një sukses që i mundëson edhe 20 pikë të tjera olimpike talentit të taekwondo-së shqiptare. Kujtojmë që vetëm disa javë më parë Ernest Merdanaj fitoi medalje ari edhe në “Albania Open G1”, eveniment i zhvilluar për të pestin edicion radhazi në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në Tiranë.

Merdanaj, sportist i skuadrës së Tiranës dhe që stërvitet nga trajnerja Arjola Kasaj, pas disa ditësh do të marrë pjesë në turneun Open G1 në Rumani. Objektivi i tij është një vend në pesëshen e parë në rang botëror, ndërsa ëndrra mbetet kualifikimi për në Lojërat Olimpike “Los Anxhelos 2028”.

ernest merdanaj takewondo

Lini një Përgjigje