TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 16:07

Liga e Konferencës luan ndeshjet e raundit të dytë, UEFA cakton 5 gjyqtarë shqiptarë për sfidën që do të luhet në Suedi

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës luan ndeshjet e raundit të dytë, UEFA cakton 5

UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë një ndeshje të vlefshme për Ligën e Konferencës. Bëhet fjalë për përballjen mes Djurgarden dhe Vitoria, që do të luhet më 24 tetor në orën 18:45 dhe gjyqtari kryesor është përzgjedhur Genc Nuza.

Nuza do të ketë asistentë Edmond Zeqirin dhe Granit Hysenin, teksa arbitër i katërt është caktuar Ilir Mehmeti.

Në VAR qendron si ndihmës Dardan Çaka për Sasha Stigman. Ky i fundit, gjerman, do të punojë për ndeshjen e së enjtes me pesë arbitra shqiptarë që përfaqësojnë Kosovën.

Liga e Konferencës luan ndeshjet e raundit të dytë, UEFA cakton 5

liga e konferencës arbitrat shqiptarë

Lini një Përgjigje