TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 16:58

Realizoi dy gola për 6 minuta, trajneri i Guangju: Jasir Asani është karta e duhur për të sulmuar

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi dy gola për 6 minuta, trajneri i Guangju: Jasir Asani

Jasir Asani ishte protagonist me GUangju, teksa realizoi dopietë në Championsin e Azisë ndaj skuadrës nga Malajzia, JDT. Pas suksesit 3-1, ka folur për mediat, trajneri i GUangju, Jung-Hio Li.

Ne nuk luajtëm aq mirë sa e kishim planifikuar. Vendosëm që të sulmonim me Asanin dhe ishin shumë momente kur Asanit i krijohet mundësia dhe ishte i lirë, por është turp që nuk u lidh më mirë situata. Më vjen keq që lojtarët tanë filluan të mbronin rezultatin kur ne ishim 2-0”, tha Li.

“Mëngjarashi” tundi 2 herë rrjetën brenda 6 minutave të para të sfidës.

Me këtë dy golësh, Jasir Asani bëhet golashënuesi më i mirë i turneut për momentin me 6 gola të realizuar, me skuadrën e Guangju që është në krye të renditjes.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare jung hio li trajneri i guangju

Lini një Përgjigje