TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 18:04

Legjenda e futbollit merr vendimin e pazakontë, nis karrierën si tenist në moshën 45-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Legjenda e futbollit merr vendimin e pazakontë, nis karrierën si

Diego Forlan do të kujtohet nga të gjithë për një karrierë të gjatë e të suksesshme në klube shumë të njohura në Europë, ashtu si edhe me përfaqësuesen e Uruguait ku ishte një nga liderët e saj për shumë vite me radhë. Por nga tani e tutje, Diego Forlan do të jetë një tenist.

Ish-sulmuesi i skuadrave me emër si Mançester Junajtid, Vijareal, Atletiko Madird apo Inter, ka vendosur që në moshën 45-vjeçare t’i kthehet pasionit të tij të vjetër, tenisit, teksa do të marrë pjesë në një turne profesionist në qytetin e lindjes, Montevideo.

Ai do të luajë në ndeshjet dyshe të këtij turneu, përkrah argjentinasit Federiko Koria, me ndeshjet e planifikuara nga data 11 deri më datë 17 nëntor.

Mua më pëlqen të sfidoj veten. Ky është një sport i ndryshëm për mua, më pëlqen sfida dhe dua të konkurroj kundër lojtarëve të mirë nga vende të ndryshme”, tha gjatë verës Forlan për këtë karrierë të re që ka ndërmarrë, teksa tani e sheh veten të gatshëm për të marrë pjesë mes profesionistëve.

diego forlan ish-futbollisti uruguaian

Lini një Përgjigje