TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 19:56

Surpriza që bëri lëmsh tifozët e Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Surpriza që bëri lëmsh tifozët e Juventusit

Juventusi pësoi një sulm nga hackerat në llogaritë e rrjeteve sociale, duke bërë lëmsh tifozët me zyrtarizimin e Arda Gyler nga Reali i Madridit.

Sipas postimit një nga yjet e ardhshëm të futbollit evropian do ishte pjesë e familjes së Juventusit dhe se janë gati të bëjnë histori së bashku.

Mirë se erdhe në Juventus, Arda Gyler! Ylli i ardhshëm i futbollit evropian është pjesë e familjes së Juventusit. Jemi gati të bëjmë histori së bashku”, kanë shkruar ata në llogarinë zyrtare në ‘X’ të ‘Zonjës së Vjetër’.

Por klubi bardhezi ka reaguar duke njoftuar se llogaria e Juventusit në gjuhën angleze është hakuar dhe se nuk ka asgjë të vërtet për ardhjen e turkut në Torino.

 

Surpriza që bëri lëmsh tifozët e Juventusit

 

arda gyler futbollisti turk juventus

Lini një Përgjigje