TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 21:46

“Rol lideri”, trajneri i Rei Manajt flet për dy golat e realizuar nga sulmuesi kuqezi: Është në 70% të nivelit të tij

Shkruar nga Pamfleti

“Rol lideri”, trajneri i Rei Manajt flet për dy golat e

Rei Manaj u kthye në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar 2 gola në suksesin 3-2 të Sivasporit ndaj Hatajsporit në kampionatin turk. Manaj sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe nuk ishte në maksimumin e tij, të paktën sipas asaj që pretendoi edhe sot trajneri i klubit turk, Bylent Ujgun.

Ne kishim probleme me rolin e qendërsulmuesit para kësaj ndeshjeje. Rei Manaj u kthye te ne pas një shkëputje të gjatë dhe është në nivelin 70% të tij.

Ai luajti një rol lideri në fitore me 2 gola që shënoi. Ka dhënë një kontribut të madh në motivimin e skuadrës duke u dhënë vetëbesim”, ishin elozhet e trajnerit të lumtur për këtë kthim të Manajt në radhët e ekipit të tij.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare bylent ujgun trajneri i sivasporit

Lini një Përgjigje