TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 22:08

Mesfushorit të kombëtares U-21 i mjaftojnë vetëm 5 minuta në fushë, gjen golin në kampionatin gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushorit të kombëtares U-21 i mjaftojnë vetëm 5 minuta

Vetëm 5 minuta në fushë i kanë mjaftuar mesfushorit të Kombëtares Shpresa, Tim Civeja për të tundur rrugën e rrjetës në Ligën e Tretë gjermane, me fanelën e Sarbrucken, në triumfin 2-0 ndaj Hansa Rostok.

22-vjeçari u hodh në lojë në minutën e 75, teksa në minutën e 80, fiksoi shifrat në 2-0. Pas një aksioni model, Civeja goditi bukur me të djathtën në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën e portës kundërshtare. 

Për shqiptarin ky ishte goli i tretë në 9 ndeshjet e aktivizuara në këtë sezon, ku ka arritur të regjistrojë edhe 1 asist. 

tim civeja mesfushori i kombëtares u-21

Lini një Përgjigje