TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2024, 15:42

Përballjet e Interit me zviceranët në Champions League, për zikaltërit shënonte gol me roveshatë trajneri i Laçit

Shkruar nga Pamfleti

Përballjet e Interit me zviceranët në Champions League, për

Do të jetë një mbrëmje magjike sot. Interi është gati për të luajtur ndeshjen e tretë në Champions League. Pas fitores 4-0 kundër Crvena Zvezdës, skuadra e Simone Inzagit do të rikthehet në fushën e lojës ku do të përballet me Jang Bojsin në stadiumin “Vankdorf” të Bernës.

* Kjo do të jetë ndeshja e parë europiane me dy skuadrave. Zikaltrit nuk përballen me një ekip zviceran që nga viti 2004 kur luajtën ndaj Bazelit në raundin para eliminator të Champions League. Në atë rast, Interi barazoi 1-1 me golin e Adrianos në transfertë dhe u kualifikua me fitoren 4-1 në shtëpi me dopietën e brazilianit dhe golat e Stankoviç dhe Rekoba.

* Përpara kësaj sfide, zikaltrit kishin mundur në 1997 Ksamaksin 2-0 në Kupën UEFA me golat e Morieros dhe Ganz. I pari është aktualisht trajneri i Laçit. Ky gol u quajt ikonik dhe u fut përgjithmonë në zemrat e tifozëve zikaltër sepse ishte pjesë e rrugëtimit që e çoi Interin në finale dhe fitoi Kupën UEFA pikërisht ndaj Lacios në Paris.

* Që nga sezoni i parë me skuadrën e Interit në Champions nën drejtimin e Inzagit (2021/2022) zikaltrit kanë mbajtur portën e paprekur më shumë se çdo skuadër tjetër.

* Pasi arriti kuotën e 133 golave, Lautaro Martinez ka mundësinë për të regjistruar një tjetër rekord. “Toro” numëron 13 gola në Champions me fanelën e Interit. Goli i radhës mund ta barazojë me Adrianon.

inter jang bojs champions league

Lini një Përgjigje