
Arabia Saudite nuk ndalet. Ky shtet kërkon të blejë dy klube futbolli në Premier Ligë. Në tetor të vitit 2021, Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite bleu Njukasëllin për 300 milionë paund dhe aty nisi aventura e tyre për mësymjen në Europë.
“The Independent” raporton se synimet e radhës për Arabinë Saudite janë Çelsi dhe Liverpuli, pa harruar edhe një opsion të përmendur prej kohësh, Barcelona.
Problemet financiare të Barcelonës shihen si mundësi për t’i hequr pavarësinë aktuale klubit katalanas. Drejtuesit do të kenë nevojë për të ardhura shtesë dhe Arabia Saudite i ka.
Liverpuli ka qenë në pronësi të “Fenway Sports Group” (FSG) që nga viti 2010, por gjasat janë që drejtuesit të marrin në konsideratë ofertën arabe.
Lini një Përgjigje