TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2024, 20:45

Champions League/ Atalanta e Gjimshitit nuk bind, Leverkuseni ‘ngec’ në transfertën franceze

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Atalanta e Gjimshitit nuk bind, Leverkuseni ‘ngec’

Mbrëmja magjike e Champions League ka dhuruar dy barazime në takimet e orës 18:45.

Atalanta e Gjimshitit nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi, ndaj Sëlltikut, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3 të fazës së ligës. Skuadra nga Bergamo dominoi këtë ndeshje, por pavarësisht përpjekjeve, nuk ia doli dot të shënonte. Titullar, ishte edhe mbrojtësi i kombëtares.

Djemtë e Gasperinit renditen në vendin e 12, ndërsa Sëlltiku mban vendin e 18.

Barazim 1-1 mes Brestit dhe Leverkusenit. Kampionët e Gjermanisë realizuan me Uirc, ndërsa francezët u përgjigjën me Lis. Sa i takon renditjes, Bresti është në vendin e 3, sakaq të besuarit e Alonsos në vendin e katërt.

 

atalanta sëlltik bajer leverkusen brest champions league

Lini një Përgjigje