TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2024, 21:09

“Nuk rritet dot më se ka limit”, ish-përgatitësi i portierëve te Lacio: Më vjen keq, Strakosha nuk ka talent; deri këtu shkon

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk rritet dot më se ka limit”, ish-përgatitësi i

Ish-përgatitësi i portierëve te Lacio, Adalberto Grigioni, ka dhënë mendimin e tij sa i përket portierëve të kryeqytetasve që ka punuar me të në të kaluarën. Mes tyre ishte edhe Thomas Strakosha, për të cilin italiani nuk ngurroi që të thotë edhe fjalën e fundit. Sipas tij, portieri shqiptar nuk ka talent dhe ka një limit se deri ku mund të shkojë.

Strakosha? Erdhi te ne kur ishte 15-vjeç. E pamë menjëherë që kishte një strukturë fantastike fizike për një portier, thjesht duhej të ndërtohej. Megjithatë, për fat të keq, nuk kishte ndonjë talent të madh. Prandaj ne u përpoqëm ta rrisnim, por herë pas here kishte boshllëqe sepse nuk kishte talent, pak introvert si karakter dhe shpeshherë negativ. Pas një kohe u kuptua se nuk mund të shkonte më tej, kishte një limit dhe nuk kishte më motivim për t’u rritur pasi e kishte vendin e garantuar”, tha Grigoni.

adalberto grigioni ish-përgatitësi i portierëve te lacio tomas strakosha

Lini një Përgjigje