TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 16:06

Edon Zhegrova dhe tifozi shqiptar bëhen viral në rrjet: Ne jemi një gjak (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova dhe tifozi shqiptar bëhen viral në rrjet: Ne jemi

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon një moment të artë në karrierën e tij.

Futbollisti rrëmbeu sërish skenën e Champions-it mbrëmë, teksa i shënoi një gol fantastik Atletikos së Madridit, ku me një gjuajtje fenomenale në hyrje të zonës në minutën e 61, vendosi baraspeshën duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Lilës.

Pas përfundimit të sfidës, teksa futbollistët shkuan të festonin fitoren me tifozët e tyre, Zhegrova i dhuroi fanelën një tifozi shqiptar. Më pas djali i vogël i dha një plis dhe më pas të dy pozuan para kamerave. Ky moment është bërë viral në rrjet dhe video shoqërohet me mbishkrimin: Ne jemi një gjak ????????

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by futbollarena (@futbollarena.tv)

edon zhegrova futbollisti kosovar tifozi shqiptar

Lini një Përgjigje