TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 19:43

Rrezik për përmbytje, shtyhet ndeshja Bolonja-Milan, kaos me kalendarin e Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Rrezik për përmbytje, shtyhet ndeshja Bolonja-Milan, kaos me

Ndeshja mes Bolonjës dhe Milanit e planifikuar për të shtunën në orën 18:00 nuk do të luhet për shkak të motit të keq. Kështu raporton “ANSA”. Kryetari i bashkisë së Bolonjës, Mateo Lepore, pasi u konsultua me komisarin e policisë dhe prefektin, nënshkroi një urdhëresë që urdhëronte pezullimin e ndeshjes.

Vendimi është marrë për shkak të parashikimit të reshjeve dhe aktiviteteve për rivendosjen e situatës në lagjen ku ndodhet stadiumi dhe që ishte më e prekura nga përmbytjet e së shtunës në mbrëmje. Ndeshja, thuhet në urdhëresë, do të sillte 35 mijë persona në stadium, duke krijuar probleme me rendin publik.

Bolonja-Milan nuk do të luhet të shtunën në Dall’Ara. Kryetari i Bashkisë, pasi u konsultua me Komisarin e Policisë dhe Prefektin, pasditen e sotme nënshkroi një urdhëresë me të cilën urdhërohet pezullimi i ndeshjes së futbollit të planifikuar për të shtunën 26 tetor 2024 në orën 18:00 në stadiumin “Renato Dall’Ara” – thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Vendimi u nda me prefekturën: ndeshja Bolonja-Milan do të sillte rreth 35,000 njerëz në stadiumin Dall’Ara, në via Andrea Costa dhe për rrjedhojë pranë zonës më kritike të qytetit, me pasojë problemet e rendit publik për shkak të pranisë së tifozëve dhe mbylljes së qarkullimit në të gjithë zonën përreth nga pasditja e hershme deri në mbrëmje”.

Më tej, për shkak të alarmit të motit dhe për shkak të vërshimeve të ditëve të fundit të cilat kanë dobësuar qëndrueshmërinë e tokës, Komuna e Bolonjës ka vendosur edhe njëherë si masë paraprake mbylljen e të gjitha shkollave për nesër, e premte 25 tetor.

Problemet te Milani

Me këtë vendim hapen dy probleme te Milani. Teo dhe Reijndërs do të mungojnë ndaj Napolit për shkak të skualifikimit, pasi merret ndeshja e radhës dhe duke qenë se nuk luhet ndaj Bolonjës, vendimi kalon tek ajo pasardhëse. Ndërkohë, ka kaos pas shtyrjes Bolonjaa-Milan, nuk ka data bosh kalendari i sezonit! Duhet pritur…

Shtyrja e ndeshjes Bolonjaa-Milan hap punë tashmë në kalendarin e superngjeshur të sezonit. Liga Italiane e Futbollit duhet të futet në një labirint për të gjetur data pa zhvendosur ndeshje të tjera, pasi duhet që të dy klubet të bien dakord dhe jo vetëm njëri ekip.

Java midis 16 dhe 22 dhjetorit është bosh, por kalendari tashmë ka vendosur Milanin në datën 15 në perballje me Xhenoan dhe në datën 20 dhjetor në Verona: gjithçka duhet të zhvendoset për të rikuperuar Bolonja-Milan dhe – nëse Milani avancon ne Champions League ose Bolonja në Kupën e Italisë, këtu përfshihet edhe Milani – historia e kësaj ndeshjeje mund të shkojë edhe deri përtej marsit.

bolonja milan seria a

Lini një Përgjigje