
Sporti i Xhudos vazhdon t’u dhurojë medalje Kosovës turne pas turneu. Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Xhudistja “Dardane” u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit për peshën deri 57 kg, duke e arritur objektivin që i kishte vënë vetes.
Gjakova e nisi rrugëtimin nga raundi i dytë, duke fituar me “ippon” ndaj polakes Arleta Podolak. Në raundin e tretë triumfoi sërish me “ippon” ndaj gjermanes Seija Ballhaus, ndërsa në çerekfinale mposhti Prishila Gneton e Francës, po ashtu me “ippon”.
Në gjysmëfinale, xhudistja pejane mposhti turken Hasret Bozkurt, për të kaluar në finalen e madhe, aty ku u përball me Eteri Liperteliani të Gjeorgjisë.
Gjakova mposhti gjeorgjianen me Waz-ari, për t’i dhuruar Kosovës medaljen e artë.
Lini një Përgjigje