TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shtator 2023, 17:03

As Tirana nuk është e pathyeshme, bardheblutë me mendjen te derbi, Erzeni iu “ul hundën” në kryeqytet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

As Tirana nuk është e pathyeshme, bardheblutë me mendjen te

Tirana bie pas 4-javësh. Bardheblutë janë mposhtur nga Erzeni në kryeqytet me rezultatin 0-1 në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 5 të Abissnet Superiore.

Sfida u vendos nga goli i realizuar në minutën e 17. Aksion i shpejtë i skuadrës shijakase me topin që kaloi nga e majta në të djathtë, ku një gjuajtje u kthye në asist për Maliqin, i cili me një kthesë të shpejtë e dërgoi topin në rrjetë.


Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Tirana mban e vetme kryesimin me 10 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Tirana do të luajë derbin me Partizanin, ndërsa Erzeni do të presë në shtëpi Skënderbeun.

tirana erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje