
Ballkani është mposhtur në transfertë nga Viktoria Plzen, në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u shfaq 2-3 herë e rrezikshme në zonën çeke, me anë të kundërsulmeve, pa mundur dot të vendosnin në provë “gardianin” Jindrish Stanek. Ndryshe nga “Fair-Play” i pjesës së parë, ku asnjë karton i verdhë nuk doli nga xhepi i arbitrit polak, në 45 minutat e dyta loja ishte mjaft agresive.
Sfida u vendos vetëm nga një gol i pafat në minutën e 73. Kalvaç goditi drejt portës dhe Delova e devijoi duke e dërguar në portën e Koliqit.
Më pas Ballkani pati një mundësi të mirë me Gripshin në minutën e 83, por topi shkoi mbi traversë. Kështu mbyllet sfida e parë e kampionëve të Ilir Dajës.
Ndeshja tjetër e skuadrës nga Kosova është në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit.
Lini një Përgjigje