TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2023, 20:51

Liga e Europës/ Skuadrat “BIG” nuk falin, Karabagu i Redon Xhixhës bën detyrën, Granit Xhaka protagonist me asist

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Skuadrat “BIG” nuk falin, Karabagu i Redon

Liga e Europës luajti sonte disa nga ndeshjet raundit të parë të fazës së grupeve. Roma bëri detyrën në Moldavi, pasi triumfoi 1-2 ndaj Sherifit të Tiraspolit, në një sfidë që rezultoi mjaft e vështirë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Murinjos, pas një goli të Paredes në shtesë, të realizuar disi me fat. Në minutën e 57, vendasit vendosën ekuilibrat, teksa Tovar u tregua i saktë me një goditje nga fare pranë zonës. Në minutën e 65, Romelu Lukaku bëri atë që di të bëjë më mirë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Kështu, Roma merr një sukses të rëndësishëm dhe fokusi tashmë është nga kampionati.

Në grupin E, Liverpuli përmbysi 1-3 LASK në Austri, në “Raiffeisen Arena”. Një goditje fantastike e Fleker në minutën e 14 surprizoi të kuqtë. Ekipi i Jurgen Klop, pas shumë insistimesh u rikthye në lojë në minutën e 56 me Nunjez, i cili ekzekutoi si duhet një penallti. Goli që vlejti 3 pikë mban firmën e Diaz, në minutën e 63. Në fund festoi edhe Salah, duke ngulitur përfundimisht shifrat në 1-3.

Në ndeshjet e tjera të Ligës së Europës, Leverkusen “shkatërroi” me shifrat 4-0 suedezët e Hakenin, Vijareali u imponua 2-0 në Greqi nga Panathinaikos, ndërsa Ren kaloi pa probleme izraelitët e Makabi Haifas. Në Zvicër, Slavia e Pragës mundi 0-2 Serveten.

Ja të gjitha rezultatet e ndeshjes së orës 18:45 në Ligën e Europës:

Bajer Leverkusen 4-0 Haken

LASK 1-3 Liverpul

Panathinaikos 2-0 Vijarreal

Karabag 1-0 Molde

Ren 3-0 Makabi Haifa

Rojal Union 1-1 Tuluz

Servete 0-2 Slavia Pragë

Sherif Tiraspol 1-2 Roma

liverpul bajer leverkusen roma liga e europës

Lini një Përgjigje