TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2023, 20:12

Ernest Muçi i papërmbajtshëm, realizon dopietë në Ligën e Konferencës dhe mahnit skenën europiane (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi i papërmbajtshëm, realizon dopietë në

Ernest Muçi protagonist absolut edhe në arenën europiane.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola në ndeshjen e Ligës së Konferencës të Lexhias së Varshavës në shtëpi ndaj Aston Vilës.

Teksa rezultati ishte 1-1, Muçi kaloi në epërsi ekipin nga Varshava. Anglezët barazuan shifrat me Dinje, por sërish Muçi riktheu avantazhin për vendasit në minutën e 51.

Ish-sulmuesi i Tiranës realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Lexhian duke e dërguar rezultatin në 3-2 për polakët. Muçi mori një top në mesfushë dhe i vetëm përballë 3 kundërshtarëve dribloi në hyrje të zonës dhe goditi me të majtën duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

22-vjeçari në sezonin që kaloi realizoi 5 gola dhe dhuroi 6 asiste në kampionat. Në këtë edicion të Ekstraklasa, lojtari kuqezi është takuar me golin 3 herë.

Për Ernest Muçin është sezoni i katërt te Lexhia e Varshavës, pasi kaloi 3 vite në Shqipëri me fanelën e Tiranës.

Te Lexhia, futbollisti në fjalë është një nga më të mirët e skuadrës.

 

 

ernest muçi sulmuesi kuqezi lexhia e varshavës

Lini një Përgjigje