
Aventura e Lionel Mesit te PSG filloi ashtu si duhet, por nuk përfundoi si historië e kampionëve, kjo për vetë faktin se parisienët nuk e trajtuan si të tillë kur u largua. Në një intervistë të dhënë, argjentinasi që aktualisht aktivizohet tek Inter Miami zbuloi se ai e kuptonte armiqësinë e tifozëvë në Paris pas fitores së trofeut nga Kombëtarja e tij në finalen e Kupës së Botës, e cila erdhi kundër vendit ku ai jetonte (Francës) dhe kontribuonte.
Për ta theksuar këtë pikë edhe më tej, shtatë herë fituesi i Topit të Artë pretendon se ai ishte i vetmi lojtar i Argjentinës që nuk mori mirënjohje nga klubi pas triumfit në Kupën e Botës.
“Kështu shkoi historia – fjalët e Mesit – E vërteta është se nuk shkoi ashtu siç e prisja. Por gjithmonë i them vetes se gjërat nuk ndodhin rastësisht: edhe pse nuk u paraqita ashtu si do e kisha dashur, u bëra kampion bote duke luajtur te PSG”.
Më pas, deklarata thumbuese ndaj PSG… “Unë kam qenë i vetmi kampion bote që nuk kam pasur mirenjohje nga klubi, ndryshe nga 25 shokët e mi të kombëtares”.
Me fanelën e PSG-së, Mesi zhvilloi 75 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi 32 gola. Mesatarja dhe shifra larg 672 golave në 778 ndeshje me fanelën e Barcelonës. Për të mos përmendur që raporti me tifozët e PSG, në fund të fundit, nuk lulëzoi kurrë.
“I kam kuptuar dhe vërshëllimat sepse në fakt kombëtarja që unë perfaqësoja në Botëror, Argjentina, mundi Francën e tyre në finale dhe për këtë arsye i morëm trofeun e Kupës së Botës. Topat e Artë? Për mua ajo qe kam fituar në karrierë si Champions, titujt, Kupa e Amerikës, por edhe Kupa e Botës kanë qenë më të rëndësishëm”.
Lini një Përgjigje