
Është zyrtarizuar renditja e re e FIFA-s dhe duket se për Shqipërinë ka lajme të mira, me kuqezinjtë që janë ngjitur plot 3 pozicione në renditje.
Kombëtarja shqiptare ndodhet në vendin e 62 falë paraqitjeve mjaft të mira përballë Republikës Çeke dhe Polonisë.
Sa i përket kësaj të fundit, duket se rezultatet zhgënjyese kanë ndikuar në renditje, me polakët që kanë shkuar nga vendi i 26 në vendin e 30.
Sa i përket Republikës Çeke ajo nuk ka ndryshuar në renditje duke qendruar në vendin e 37.
Rënie kanë pësuar dhe Ishujt Faroe, duke zbritur me dy pozicione në vendin e 131.
E vetmja që është ngjitur në renditje në grupin tonë përveç Shqipërisë është Moldavia, e cila nga vendi 164 është ngjitur në vendin 159.
Vijon rënien e lirë Kosova, me “Dardanët” që humbasin edhe dy pozicione, duke u renditur në vendin e 111. Nuk ka ndryshime në lidhje me kreun e FIFA, Argjentina renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.
Sa i përket 10-shes së parë, nuk ka shumë ndryshime, me Argjentinën që ndodhet në vendin e parë, duke u ndjekur nga Franca dhe Brazili, teksa Portugalia ka parakaluar Italinë.

Lini një Përgjigje