TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shtator 2023, 21:52

Përfundojnë pjesët e para/ Interi bie në Sociedad, Napoli triumfon në “frymën e fundit”, Arsenali shkatërron PSV, supersfida flet për Bajernin

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Interi bie në Sociedad, Napoli

Përfundojnë pjesët e para të raundit të parë të fazës së grupeve të UEFA Champions League. Surpriza vjen nga Spanja, ku Real Sociedad ka mposhtur interin me rezultatin minimal 1-0. Brais Mendez ndëshkoi zikaltërit në minutën e 4 të ndeshjes. Toka spanjolle është një tabu për Interin që ka fituar vetëm 1 herë në 13 ndeshje.

Bajerni i Mynihut ka triumfuar në shtëpi përballë Mançester Junajtid me shifrat 2-0. Leroi Sane në minutën e 28 dhe Serzh Gnabri katër minuta më vonë ishin heronjtë e bavarezëve.

Arsenali ka shkatërruar 3-0 PSV Eindoven me golat e Bukajo Saka në minutën e 8, Leandro Troshard në minutën e 20 dhe Gabriel Zhezus 18 minuta më vonë.

Benfika është mposhtur në shtëpi nga Salcburgu 0-1, Sevilja dhe Lensi janë ndarë në barazim 1-1. Napoli ka fituar në “frymën e fundit” 0-1 përballë Bragës në Portugali.

real sociedad inter bajerni i mynihut mançester junajtid champions league

Lini një Përgjigje